Tirana është përfshirë nga tensione të forta dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke krijuar skena kaosi në rrugët e kryeqytetit.
Pamjet nga terreni tregojnë një atmosferë tejet të tensionuar, të ngjashme me një zonë konflikti, ku të dyja palët gjenden përballë njëra-tjetrës mes tymit dhe përshkallëzimit të situatës.
Një detaj simbolik që bie në sy në këto pamje është prania e flamurit kombëtar në të dyja anët e kordonit, tek forcat e rendit shfaqet i vendosur në mburojat e efektivëve të policisë dhe në autobotet e ndërhyrjes.
Shumë prej protestuesve mbajnë dhe kanë të veshur flamurin kombëtar gjatë përballjes. Situata në terren mbetet e ndezur, ndërsa tensionet vijojnë në kryeqytet.