Protesta e 28 Nëntorit, Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar policë, protestues dhe gazetarë, mes tyre edhe një e huaj
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc paraprak të personave të lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë.
Sipas njoftimit të ministrisë, deri në orën 13:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues.
Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur në spital janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, janë të vetëdijshëm dhe po marrin trajtim në urgjencë.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë.
Sipas të njëjtit njoftim, deri në këtë orë nuk është raportuar asnjë person i lënduar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).
Bilanci vjen në një kohë kur protesta e thirrur në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, me hedhje gurësh, fishekzjarrësh dhe molotovësh, si dhe përdorimin e autobotëve me ujë nga policia.
Lëndohen dy persona në protestë, mbërrijnë ambulancat
Protestuesit rrethojnë makinën ujëhedhëse, gjuajnë me gurë (VIDEO)
Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në bulevard! Hidhen molotov, efektivët hedhin gaz
- 14:00 Lëndohen dy persona në protestë, mbërrijnë ambulancat
- 13:48 Protestuesit rrethojnë makinën ujëhedhëse, gjuajnë me gurë (VIDEO)
- 13:35 28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë
- 13:21 Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në bulevard! Hidhen molotov, efektivët hedhin gaz
- 13:19 Tensionet në protestë, disa protestues rikthehen në sheshin “Skënderbej”
- 13:00 Lëndohet një protestues, ndërhyn ekipi mjekësor (VIDEO)