Në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Federata Shqiptare e Futbollit, lojtarët kanë ndarë me nga një fjalë domethënien që ka Shqipëria për ta.
Në videon e FSHF-së shfaqen futbollistë si Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri.
Mesazhin përmbyllës e përcolli kapiteni Berat Gjimshiti, i cili theksoi lidhjen që i bashkon shqiptarët, pavarësisht se ku ndodhen.
“Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 Nëntorin”, u shpreh mbrojtësi kuqezi.


