Balla reagon për dhunën në protestë: Turp që sulmojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas episodeve të dhunës gjatë protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit hodhën molotovë dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi protestën si një shfaqje të dhunës nga mbështetës të Sali Berishës, ndërsa dënoi atë që e konsideron si sulm ndaj Shqipërisë në Ditën e Pavarësisë.
“Ja dhe seksioni i dhunës së Saliut, përzierë me ndonjë gone e llapaqorrë, hyzmeqarë të turpshëm të duarve të huaja që sulmojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë. TURP!”, shkruan Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



