Vendosni fjalën kyçe....

5 protestues, 2 gazetarë e një polic lëndohen gjatë protestës, thotë Ministria e Shëndetësisë


Pesë protestues, dy gazetarë e një efektiv policie janë plagosur gjatë protestës së sotme sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se gjendja e të lënduarve është e qëndrueshme ndërsa nuk jepen hollësi mbi shkallën e dëmtimeve.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.

– Një efektiv policie

– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)

– Pesë protestues

Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës

QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.

Në QSUT deri tani asnjë i lënduar.”