Policia qëllon me plumb gome gazetarin e TVA NEWS!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.11.2026, 14:23

Në një ngjarje të turpshme për pacënueshmërinë e medias gjatë pasqyrimit të protestës së sotme, reporteri i TVA News është goditur në trup me plumb gome nga forcat e policisë.

Në çdo shtet në botë, media ruhet si syri i publikut dhe zëri i të vërtetës, ndërsa në Shqipërinë "europiane" gazetarët e terrenit dhe reporterët trajtohen si shënjestra të plumbave të gomës të efektivëve të shtetit.

Sulmi ndaj një gazetari në krye të detyrës nuk është thjesht një incident i radhës, është goditje direkte ndaj lirisë së shtypit, transparencës dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar pa censurë e pa frikë.

Gazetarët ndodhen në shesh, mes autobotëve të ujit të policisë s plumbave të gomës për të raportuar, ndërkohë që këta të fundit i bëjnë tabelë qitjeje. Dhe justifikimi se janë ngatërruar me protestues, nuk qëndron në mënyrë absolute pasi individët e medias janë të veshur me jelekë dallues fosforeshentë ku shkruan "MEDIA", që bien lehtësisht në sy.

Institucionet e drejtësisë dhe SPAK duhet të nisin pa vonesë hetime për tejkalim të kompetencave dhe përdorim të dhunës të forcës nga ana e policisë ndaj punonjësve të medias.

Shoqatat e gazetarëve, Avokati i Popullit dhe misionet ndërkombëtare duhet të dënojnë qartë çdo akt dhune ndaj medias dhe të mbrojnë integritetin fizik të çdo gazetari në terren.

Kur goditet gazetari, goditet e vërteta. Sot është gazetari i TVA News, nesër mund të jetë çdokush që mban mikrofonin apo kamerën në dorë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit