Një person ka mbetur i lënduar në këmbë gjatë protestës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Pas incidentit, disa prej protestuesve i kanë ardhur në ndihmë, duke i dhënë ndihmën e parë në vendngjarje. Ata i kanë mjekuar plagën dhe më pas ia kanë fashuar këmbën, ndërsa personi ka marrë ndihmën e nevojshme nga qytetarët e pranishëm në shesh. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat është lënduar personi.