Pamje të reja të siguruara ekskluzivisht për JOQ nga tregojnë qytetarë e protestues me shenja e plagë në trup, të cilët janë qëlluar me plumba gome nga forcat e policisë.
Sipas dëshmive, ndërhyrja nuk ka bërë dallim mes pjesëmarrësve, pasi raportohet se është marrë shënjestër drejt protestuesve me pushka. Këto pretendime ngrenë shqetësime të forta për mënyrën e menaxhimit të situatës në terren dhe për sigurinë e qytetarëve.
Pritet që rrethanat e plota, shkalla e lëndimeve dhe reagimi i institucioneve përkatëse të sqarohen në vijim, teksa diskutimi mbi përdorimin e plumbave të gomës mbetet i ndezur.