
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është përfshirë në një debat me efektivët e policisë gjatë protestës. Incidenti është shënuar pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti demokrat ka tentuar të kalojë kordonin policor për të hyrë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por është penguar nga efektivët e vendosur në zonë.
Baçi ka kundërshtuar vendimin e policisë për kufizimin e lëvizjes, ndërsa efektivët i kanë kërkuar të ndjekë një itinerar alternativ për shkak të masave të sigurisë.
Baçi: Nga të kaloj, o zotëri, se s’po e kuptoj, sinqerisht s’po e kuptoj. Unë iki andej, këta të dalin prapë mbrapsht.
Efektivi i policisë: Ke rrugë andej. Ke rrugë këtej. Tani e kupton çfarë po ndodh aty?
Baçi: Aty kanë dalë qytetarë që protestojnë kundër këtij autokratit, kundër këtij hajdutit, të banditit këtu që ju nxjerr juve këtu. Atje mund të jenë edhe njerëzit e tu. Mendon se do jesh këtu gjithë jetën?