Një moment i tensionuar është regjistruar në protestë ku shihet përdorimi i sprajit me piper nga efektivët e policisë ndaj Florjan Binajt.
Incidenti ndodhi teksa Binaj shihet duke ndërhyrë pas një përplasjeje mes një protestuesi dhe efektivëve të policisë, në përpjekje për të sqaruar situatën dhe për të ndihmuar qytetarin.
Në pamjet e publikuara, pas përdorimit të sprajit, një qytetare afrohet për t’i ardhur në ndihmë Binajt, duke i ofruar ujë me një shishe, në përpjekje për t’ia lehtësuar shqetësimin e shkaktuar nga spraji.
Situata në protestë vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.














