Top Channel/ “AsOneTeam”, KFOR takim me ushtrinë serbe: “Plasin” reagimet në Kosovë!
28/11/2026 15:09

Ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë një takim mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë, dhe shkaku kryesor duket të ketë qenë pikërisht mënyra se si u prezantua publikisht nga misioni i NATO-s. KFOR-i e cilësoi takimin si pjesë të komunikimit të rregullt dhe profesional me homologët serbë, me qëllim parandalimin e keqkuptimeve, uljen e tensioneve dhe trajtimin e çështjeve të sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative. Megjithatë, publikimi i fotografive të ushtarakëve serbë në kampin e KFOR-it në Prishtinë dhe përdorimi i hashtag-ut #AsOneTeam, u kritikuan nga përfaqësues politikë dhe ekspertë të sigurisë. Ekspertja Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë vlerësoi se komunikimi mes dy palëve është i nevojshëm, por mënyra e promovimit të takimit ishte e papërshtatshme dhe mund të dëmtojë besimin e qytetarëve ndaj KFOR-it.Kritika pati edhe deputeti Mefail Bajçinovci, i cili theksoi se një prezantim i tillë nuk merr parasysh historinë e luftës, viktimat dhe çështjen ende të pazgjidhur të personave të zhdukur me dhunë. Takimet mes KFOR-it dhe Ushtrisë së Serbisë zhvillohen në fakt që nga viti 2001, ndërsa baza ligjore e tyre mbështetet në Marrëveshjen Teknike Ushtarake të Kumanovës të vitit 1999 dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Sipas këtyre marrëveshjeve, hyrja e forcave serbe në zonat e përcaktuara të sigurisë kërkon miratimin e komandantit të KFOR-it. Ekspertët i mëshojnë megjithatë idesë se kontaktet për çështjet e sigurisë duhet të vazhdojë, por KFOR-i duhet të tregojë më shumë kujdes në komunikimin publik dhe të koordinohet më mirë me institucionet e Kosovës.

Top Channel/ “AsOneTeam”, KFOR takim me ushtrinë serbe: “Plasin” reagimet në Kosovë!
28/11 15:09
Top News- Abuzime me fondet e BE-së / Arrestohet një botues dhe tre biznesmenë në Greqi
28/11 13:18
Top Channel/ Serbi, studentët propozojnë një profesor kimie për president: “Kosova është e jona”!
28/11 11:54
Top News-136 kg hashash nga Shqipëria në Turqi/Grupi përdorte Kosovën e Maqedoninë, tre të arrestuar
27/11 22:00
Top News – Serbia pajisi me viza rusët/ Më shumë se 200 pasaporta, veç djalit të liderit çeçen
27/11 15:40
Top News – Serbi, një profesor kimie për president / Studentët me kandidat për zgjedhjet e dhjetorit
27/11 15:12
Top News – Ballkani vite larg standardeve të BE/ Studimi-Kosova ekonomia më e dobët
27/11 15:11
Top Channel/ Ambasadori shqiptar mbyll mandatin në Shkup: Shqipërinë e gjeta këtu
26/11 15:21
Top News – Serbët zgjedhin për festa / Votojnë për presidentin e ri, Vuçiç mund t’i bojkotojë
26/11 13:57
Top News- Kroacia bllokon Malin e Zi / Nuk ka BE me kërkesa për të rishqyrtuar kufijtë
26/11 13:32
Top News- Greqia hap 20 qendra falas për Alzheimerin/ Kujdes në shtëpi dhe mbështetje për familjarët
26/11 10:34
Top News – Vuçiç i dha pasaportë djalit të Kadyrovit/ E mori me mbiemër tjetër për të hyrë në BE
25/11 10:06
Top News- Grevë e administratës publike / Kundër rritjes së çmimeve, Greqia paralizohet për 24 orë
25/11 10:02
Top News – “Paga mesatare 1800 euro”/ Mitsotakis bën premtimin për vitin 2030
24/11 13:14
Top News – ‘Po më arrestuat, djeg Serbinë’. Vuçiç kërcënon studentët me ‘grevë urie’ e protesta
23/11 19:30
Top News – Bojkot në zgjedhjet presidenciale? /Vuçiç paralajmëron grevë urie në rast arrestimi
23/11 14:31
Top News – Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Hoxha takon Gerapetritis, në fokus dhe integrimi
23/11 13:19
Top News- Parandalohet sulmi në shkollë/ 14-vjeçari do hakmerrej kundër shokëve pasi e bullizonin
23/11 10:58
Top News – Jo më Reality-TV, javë me 4 ditë pune / Serbi, qeveria e studentëve kërkon ndryshime
22/11 14:38
Top News- 15 kg drogë në valixhe! Arrestohet shqiptari në Athinë, sapo zbriti në aeroport
22/11 13:15