E shtunë, 28 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protesta, 6 policë dhe 9 protestues në spital, Ministria e Shëndetësisë: E lënduar edhe një përfaqësuese e huaj e medias

Gjashtë efektivë policie nëntë protestues dhe katër përfaqësues të medias kanë përfunduar për ndihmë mjekësore në spital, pas lëndimeve që kanë marrë gjatë protesës së sotme.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, të gjithë të lënduarit janë  në gjendje stabël dhe koshientë. Një prej përfaqësuesve të medias, sipas të dhënave, është shtetase e huaj.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Reklamë

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar:

– Pesë efektiv policie

– Katër përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)

– Tetë protestues

Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.

Në QSUT deri tani janë paraqitur:

•Një efektiv policie

•Një protestues

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.