
Rritet numri i të lënduarve në protestën e sotme.
Sipas bilancit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 19 të lënduar, konkretisht pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëra prej tyre shtetase e huaj, dhe tetë protestues.
Ministria bën me dije se të 19 të lënduarit në Spitalin e Traumës janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe një protestues. Për gjendjen shëndetësore të tyre nuk janë dhënë detaje.