"Katundare", "E pamoralshme", "Ia ke marrë fytyrën babait" - eskalon me ofendime përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës

Debati mes Anjezës dhe Shqiponjës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” ka eskaluar, ndërsa dy banoret nuk kanë kursyer as fjalët fyese ndaj njëra-tjetrës.
Gjatë përplasjes, Anjeza ka folur edhe për babanë e saj dhe qëndrimin që ai ka pasur lidhur me pjesëmarrjen e saj në këtë format, duke përmendur edhe afrimitetin e saj me Sharrin.
Ajo ka theksuar se babai i saj nuk e gjykon për përqafimin me banorin tjetër, duke treguar se e ka mbështetur që të hyjë në shtëpinë e BBVK-së dhe ta shijojë eksperiencën.
“Baba jem e ka shëtitur botën… Baba jem nuk e llogarit çikën e vet ‘bitch’ pse u përqaf me Sharrin. Baba jem ka thanë: hin në Big Brother, luj”, është shprehur Anjeza.
Në anën tjetër, Shqiponja e ka kundërshtuar menjëherë, duke e pyetur: “Pse, lojë o qikjo?”.
Por debati nuk është ndalur me kaq. Anjeza ka vazhduar me deklarata fyese ndaj Shqiponjës, duke e quajtur atë “katunare” dhe “të pamoralshme”.
“Oj katunare, oj katunare, oj e pamoralshme, që menon se si ti fol një djali ke bo seks me to… Çka o bitch për ty?”, ka deklaruar ajo.
- YouTube youtu.be
Shqiponja nuk ka qëndruar pa përgjigje, duke ia kthyer me një tjetër ofendim: “Sjelljet e tua janë sjelljet e bitchit”.
Përplasja mes dy banoreve vjen në vazhdën e tensioneve dhe debateve që po karakterizojnë qëndrimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. /Telegrafi/













































