
Një person është rrëzuar në tokë në sheshin “Skënderbej”, gjatë protestës kombëtare të 28 nëntorit në Tiranë.
Pamjet tregojnë personin të shtrirë në shesh, ndërsa disa qytetarë dhe protestues i afrohen menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ende nuk dihen rrethanat se si është lënduar personi, ndërsa protesta vijon mes tensioneve në kryeqytet.