VIDEO/ Momenti kur efektivi i lënduar shtrihet në tokë, kolegët i japin ndihmën e parë
28/11/2026 16:14
Një efektiv policie është lënduar në sheshin “Skënderbej”, ku vijojnë të qëndrojnë protestuesit pas përplasjeve me forcat e rendit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Siç shihet në pamje, efektivi ndodhet i shtrirë në tokë, ndërsa disa prej kolegëve të tij janë mbledhur përreth dhe përpiqen t’i japin ndihmën e parë.
Efektivët e tjerë qëndrojnë pranë tij, të pajisur me mburoja dhe skafandra.
Top Channel