Këtë e deklaroi dje ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
“Ne jemi të gatshëm për një armëpushim. Jemi mirënjohës ndaj Indisë, Turqisë dhe Egjiptit, të cilat po luajnë një rol aktiv dhe të rëndësishëm në uljen e tensioneve në Detin e Zi, si dhe në procesin e negociatave. Tani po presim përgjigjen e Rusisë”, deklaroi Sybiha gjatë Konferencës së Pestë Ndërkombëtare për Sigurinë Ushqimore.
Sipas ministrit ukrainas, në kuadër të armëpushimit, Moska i ka propozuar Kievit që të ndalojë sulmet ndaj sektorit rus të naftës.
"Kievi pranon ta shqyrtojë një skenar të tillë vetëm në kuadër të një marrëveshjeje të gjerë për armëpushim në sektorin energjetik"- shtoi Sybiha.








Komente
Komento