Manchester United interesohet për Nico Pazin, kërkon informacion mbi të ardhmen e tij

Manchester United ka nisur të interesohet për situatën e Nico Pazit, teksa mesfushori po vlerëson hapat e ardhshëm në karrierë, raporton gazetari Matteo Moretto.

Futbollisti 22-vjeçar është pjesë e Comos, por në përfundim të sezonit Real Madridi mund ta rikthejë në radhët e veta për shumën prej 80 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Pazi do të dëshironte të kthehej në “Santiago Bernabeu”, megjithatë mbetet e paqartë nëse te klubi spanjoll do të kishte hapësirën e nevojshme për të luajtur rregullisht.

Situata e tij po ndiqet me vëmendje nga disa klube të Ligës Premier, të cilat kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të marrë informacion. Sipas Morettos, Manchester United është skuadra që ka shfaqur interesimin më të madh.

“Mund të konfirmoj se disa klube të Ligës Premier kanë pyetur për situatën e tij. Manchester United mbi të gjitha”, tha ai.

“Pochettino ka të njëjtin agjent me Nico Pazin. Dhe po, është e vërtetë që ata kanë pyetur për të”.

Deri tani nuk bëhet fjalë për një ofertë zyrtare apo për bisedime të avancuara. “Djajtë e Kuq” vetëm kanë kërkuar informacionin fillestar dhe po e monitorojnë nga afër gjendjen e mesfushorit.

Ndërkohë, Real Madridi duhet të marrë një vendim për aktivizimin e klauzolës prej 80 milionë eurosh, e cila do t’i mundësonte rikthimin e Pazit në klub.

Moretto ka sqaruar se skuadra madrilene rrezikon të humbasë të drejtat mbi lojtarin nëse nuk e përdor këtë mundësi.


Shtuar më 28.11.2026 16:22

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetjojobetbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobet