Bëri “bingo” me Araujo-n, Liverpool përgatit transferimin e yllit të radhës nga Barcelona për janarin

28 Nëntor 2026
16:17
Telesport
back button

Liverpool është i kënaqur me huazimin e Ronald Araujo nga Barcelona dhe sipas të gjitha gjasave do të ushtrojë blerjen përfundimtare të uruguajanit për 55 milionë euro verën e ardhshme.

Duke qenë i kënaqur nga perfomanca e uruguajanit, Liverpool po përgatitet edhe për një goditje tjetër te Barcelona gjatë merkatos së janarit. Sipas Sport, Liverpool ka piketuar Alejandro Balde për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes, pasi mbrojtësit aktual nuk po japin rezultatet që pritet.

Balde ka kohë që përflitet për një largim nga Barcelona, edhe pse e nisi si titullar në ndeshjen e fundit në Champions League ndaj Sabah. Te katalanasit janë të hapur për largimin e Balde dhe presin të fitojnë rreth 40 milionë euro.

Përveç Liverpool-it, për mbrojtësin e majtë spanjoll ka interes edhe nga shumë skuadra të tjera, sidomos nga ato të Serie A, si Milan e Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit