Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar një situatë të krijuar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Ajo tregon se ndodhej e ulur në një restorant për të ngrënë, kur policia ka hedhur gaz lotsjellës në zonën ku ndodhej edhe ajo.
Në mesazhin e dërguar në redaksi, qytetarja shkruan: “Shikoni gjendjen, sapo kanë sulmuar me gaz lotsjellës, kur ishim ulur për të ngrënë”.
Denoncimi ngre shqetësimin për qytetarët që ndodheshin në ambientet përreth protestës dhe që, sipas dëshmisë së saj, u prekën nga përdorimi i gazit lotsjellës, ndonëse nuk po merrnin pjesë në tubim.