Atmosfera e festës së 28 Nëntorit ka përfshirë edhe qytetet shqiptare në rajon. Nga Prishtina e Prizreni në Kosovë, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut e deri në Preshevë, shqiptarët kanë festuar 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në Prishtinë, monumenti simbolik “Newborn” ka marrë një pamje të re me rastin e festës kombëtare. Tri shkronjat e para të monumentit janë ngjyrosur me të kuqe, ndërsa katër të tjerat me të zezë. Në monument janë vendosur edhe logot e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kuqezi është veshur edhe Prizreni, ku shqiptarët kanë festuar Ditën e Flamurit, që përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Flamuri kombëtar dhe ai i UÇK-së kanë mbushur rrugët, sheshet dhe lokalet e qytetit historik.
Në Preshevë, kryetarja e komunës, Ardita Sinani, ka ngritur flamurin kombëtar në godinën e institucionit që drejton. Sinani ka ndarë në rrjetet sociale edhe pamjet e këtij momenti, të shoqëruara me këngë patriotike.
Festime për 28 Nëntorin janë zhvilluar edhe në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i komunës, Bilall Kasami, organizoi një ceremoni festive me rastin e Ditës së Flamurit, e cila u përmbyll me marshimin “Flamuri na bashkon”.
Një pamje e veçantë në festën e 28 Nëntorit në Prizren, ku flamuri kuq e zi valëvitet në majën e një vinçi të lartë, duke tërhequr vëmendjen dhe përcjellë krenarinë kombëtare.
Prizreni është veshur kuqezi sot për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Flamujt kombëtarë dhe ata të UÇK-së zbukurojnë rrugët, sheshet dhe lokalet e qytetit, ndërsa në sheshin “Shadërvan” dëgjohen këngë patriotike.
Edhe kamarierët u shërbejnë klientëve të veshur me plisa të bardhë dhe simbole kuqezi, ndërsa në rrugët e Prizrenit qarkullojnë makina të zbukuruara me flamuj. Në këtë ditë të shënuar për mbarë shqiptarët, Prizreni përcjell atmosferën e festës, krenarinë kombëtare dhe nderimin për sakrificat e shqiptarëve për liri e pavarësi.
Flamuri kuqezi valëvitet sot edhe në Preshevë, ku shqiptarët festojnë 28 Nëntorin. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Komunës, në nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë pamje të re me rastin e 28 Nëntorit. Në ditën e festës kombëtare, fjala “NEW” është ngjyrosur me të kuqe, ndërsa fjala “BORN” me të zezë.
Gjithashtu në këtë pjesë të monumentit janë shtuar edhe logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshimi është realizuar në kuadër të iniciativës “Liria ka emër”. Realizimi I saj ka nisur që nga muaji mars thotë KosovaPress, me synimin që njerëzit e lidhur me shtetin të nderohen edhe përmes formave të tjera.
Ndryshimi i pamjes së monumentit NEWBORN është bërë edhe në shenjë mbështetjeje për ish liderët e UÇK të dënuar në shkallën e parë në Hagë.










Komente
Komento