Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë përplasjeve të regjistruara në sheshin “Skënderbej”.

Në pamjet nga vendngjarja shihet momenti kur efektivi rrëzohet dhe kolegët e tij i afrohen menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Më pas, polici është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka detaje të tjera mbi rrethanat e plagosjes apo gjendjen e tij shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb