Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur edhe në sheshin “Skënderbej”. Në pamjet e siguruara nga protesta, disa protestues shihen teksa përkulen për të mbledhur gurë nga toka, me të cilët synojnë të qëllojnë në drejtim të forcave të policisë. Ndërkohë, në shesh dallohen re tymi, ndërsa protestuesit lëvizin nëpër hapësirat e gjelbra dhe përgjatë sheshit, mes reshjeve të shiut.