Tragjedi në Bathore: 7-vjeçari humb jetën pasi e zuri poshtë dera e banesës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2026, 16:44

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Bathore, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga porta e banesës.

Sipas raportimeve, i mituri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t'u zbardhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit