Lajmi i fundit

LIVE - Gaz lotsjellës dhe plumba gome, Rama kthen festën e flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

Protestuesit rrëzojnë dhe shkatërrojnë dronët që policia i përdor për t'i hedhur gaz nga lart

16:57, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër mënyrë për përdorimin e gazit lotsjellës është vërejtur gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Policia ka përdorur dronë për të hedhur gaz lotsjellës. Droni lëshon bombulat deri në brendësi të turmës, duke bërë që gazi të përhapet mes protestuesve.

Në një video të siguruar nga Syri Tv, protestuesit arrijnë të rrëmbejnë një dron me të cilën hidhet gaz lotsjellës dhe e shkatërrojnë.

Ky është momenti i filmuar pasditen e sotme pranë parlamentit. Protestuesit brohorasin teksa njëri prej tyre përplas dronin në tokë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco