E shtunë, 28 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Vendi

Kaos në kryeqytet! Protestuesit sulmojnë Bashkinë e Tiranës dhe ministritë, Policia iu kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Protesta kombëtare e thirrur në 114-vjetorin e Pavarësisë, e nisur që prej mëngjesit të kësaj të shtune është ende duke vijuar mes tesioneve dhe përplasjeve.

Protestuesit kanë sulmuar me bomba molotov Bashkinë e Tiranës dhe ministrisë që ndodhet pranë saj.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia iu është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë, duke krijuar kaos në sheshin “Skëndërbej”.

Kujtojmë se gjatë gjithë tubimit nuk kanë munguar as përplasjet, hedhje molotovësh dhe përdorim të lazerëve në drejtim të efektivëve të Policisë.

Reklamë

Si pasojë e përplasjeve, 6 efektivë policie, 9 protestues dhe 4 përfaqësues të medias u lënduan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.