Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar dhunën e policisë ndaj një gazetari, gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Në një postim në fb, Berisha pretendon se gazetarit i është thyer krahu si pasojë e presionit të gazit dhe dhunës policore, teksa po përpiqej të ndihmonte një të moshuar dhe nipin e saj.
“Krim tejet i rendë i narko-banditëve me uniformë. Një gazetari të një media të pavarur ”Fora media” i thyen krahun nga presioni i gazit dhe dhuna policore tek perpiqej të shpëtonte një gjyshe me nipin. Krim shtetëror, dënoj me forcën më të madhe ketë akt kriminal”, shkruan Berisha krahas fotos.













