Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shpërndan me autobotë protestuesit në rrugica

28 Nëntor 2026 | 17:22

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në vijim të protestës kombëtare të 28 Nëntorit.

Në terren janë angazhuar gjithashtu autobotët me ujë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat po ndërhyjnë për shpërndarjen e turmës.

Ndërhyrja duket se synon largimin e protestuesve nga sheshi, ndërsa një pjesë e tyre po zhvendosen në drejtim të Rrugës së Stacionit të Trenit.

Situata në zonë vijon të jetë e tensionuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tymi mbulon sheshin “Skënderbej”, policia hedh gaz lotsjellës nga dronët në drejtim të protestuesve

Situata në qendër të Tiranës vijon të jetë e tensionuar gjatë protestës së 28 Nëntorit. Kur ora shënon 17:00, protestuesit mbetën të pozicionuar në sheshin...
17:13 | 28/11/2026

10 persona të shoqëruar nga policia pas përplasjeve në protestën e 28 Nëntorit

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në vijim të protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Sipas policisë, disa prej...
17:03 | 28/11/2026

Vijojnë përplasjet në sheshin “Skënderbej”, protestuesit hedhin molotovë drejt autobotëve, raportohet për plumba gome

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, pas ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e tyre. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë,...
16:15 | 28/11/2026