Sheshi Skënderbej është kthyer në një arenë lufte pasditen e sotme mes policisë së Edi Ramës dhe protestuesve.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion dhe plumba gome por pavarësisht kësaj protestuesit nuk zbrapsen nga sheshi “Skënderbej”, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë. Situata në qendër të kryeqytetit mbetet e tensionuar, ndërsa efektivët e policisë vijojnë përpjekjet për shpërndarjen e turmës dhe marrjen nën kontroll të sheshit.
“Gazi lotsjellës po përdoret në mënyrë masive’ raporton gazetarja e Syri Tv, Fjona Çela live nga protesta
Në një momen disa protestues përpiqen ti japin ndihmën e shpejtë një protestuesi duke u përpjekur që ta largojnë, ndërsa një tjetër tregon në kameran e Syrit dorën me gjak pasi është goditur nga plumbat e gomës së policisë së Edi Ramës
© SYRI.net