“Ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria”/ Futbollistët e Kombëtares urojnë 28 Nëntorin

28/11/2026 17:32

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë përcjellë një mesazh të veçantë urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), lojtarët kuqezi kanë treguar secili me nga një fjalë se çfarë përfaqëson Shqipëria për ta.

Në video shfaqen Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri.

Mesazhin përmbyllës e ka përcjellë kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

“Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 Nëntorin”, shprehet Gjimshiti.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ka shoqëruar videon e publikuar në rrjetet sociale me një mesazh urimi për festat e Nëntorit.

“Shumë fjalë për Shqipërinë, atdheun tonë, dalë nga zemra e atyre që flamurin e lartësojnë gjithmonë! Gëzuar festat e nëntorit!”, shkruan FSHF krahas videos.

Top Channel