Man. United turpërohet keq në shtëpi dhe tani rreziku për të rënë nga Kategoria është vërtet serioz (video)

28 Nëntor 2026
17:53
Telesport
back button

Manchester United vazhdon tatëpjetën dhe si kurrë më parë rrezikon shumë për të rënë nga Premier League këtë sezon. “Djajtë e Kuq” janë mposhtur 0-4 nga Brentford, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të.

Për miqtë vendosi dopieta e Callum Wilson në pjesën e parë, në minutat 19′ dhe 32′. Në të dy rastet, asistet ishin nga Dango Ouattara, ndërkohë që mbrojtja e United ishte totalisht në gjumë.

Në minutën e 60-të, Man. United pati një mundësi të mira për të ngushtuar shifrat, por goditja e Youri Tielemans u përplas në shtyllë.

Në minutën e 83-të, Kristoffer Ajer vulosi fitoren 0-3 të Brentford, pasi golit të shënuar pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit dhe si gjithmonë mbrojtja e United tregohet e pavëmendshme. Kevin Schade shënoi golin e katër për Brentford në minuat shtesë.

Pas kësaj humbjeje, Man. United renditet në vendin e parafundit me vetëm 8 pikë. Brentford ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër, Leeds fitoi në shtpëi 3-0 ndaj Coventry City. Goli i të zakonshmit Dominic Calvert-Lewin dhe dopieta e Sean Longstaff i dhanë fitoen e pastër Leeds, që ngjitet në vendin e gjashtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit