Momente tensioni janë regjistruar sërish gjatë protestës në Tiranë.
Disa efektivë kanë rrethuar disa qytetarë dhe i kanë tërhequr zvarrë drejt furgonit të policisë.
Pamjet e publikuara nga Dosja.al, tregojnë ndërhyrjen e uniformave blu, të cilët i kapin qytetarët dhe i fusin me forcë në automjetin e policisë.
Ende nuk dihen identitetet e personave të shoqëruar dhe arsyet e ndërhyrjes ndaj tyre.













