Një tjetër episod dhune është regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku një grup protestuesish kanë ndjekur dhe sulmuar një autoambulancë.
Në pamjet e videos shihen protestuesit teksa i vihen pas automjetit të urgjencës mjekësore, duke e kthyer edhe atë në objektiv të sulmit.
Nuk dihet nëse në momentin e incidentit ambulanca po transportonte ndonjë pacient apo nëse ka pësuar dëmtime.
Sulmi ndaj një automjeti të urgjencës mjekësore, që mund të jetë duke iu përgjigjur një thirrjeje për të shpëtuar jetë, ngre pikëpyetje serioze mbi sjelljen e një pjese të protestuesve.
Vështirë të kuptohet se çfarë qëllimi politik mund të ketë sulmi ndaj një ambulance.