Kronikë
Protesta në kryeqytet, Policia shoqëron 16 persona

16 persona janë shoqëruar nga Policia, si pasojë e përplasjeve të zhvilluara në protestën kombëtare këtë të shtunë.
Protestuesit hodhën gurë, fishekzjarrë dhe bomba molotovë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët iu përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës.
Gjithashu si pasojë e përplasjeve, sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 30 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ndërsa 5 të tjerë në QSUT.
Ministria bën me dije se gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




