Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar për dhunën policore gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë.
Përmes një mesazhi, Blushi ka dënuar ashpër veprimet e policisë ndaj nënave që kanë dalë në mbrojtje të fëmijëve të tyre, duke paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për këtë që ai e cilëson si krim barbar.
‘Edi Rama do ta paguajë shumë shtrenjtë dhunën ndaj nënave që mbrojnë fëmijët!
Ky krim barbar nuk falet! Do ta ndjekë përjetë!’, shkruan deputeti i PL-së Tedi Blushi.
© SYRI.net