U futën pasi ndiheshin keq nga gazi lotsjellës, policia tenton t’i nxjerrë jashtë librarisë pranë qendrës, momenti kur hasen me bllokadën e disa personave
28/11/2026 18:46
Disa persona janë futur në një librari pranë qendrës për t’u strehuar, pasi janë ndier keq nga gazi lotsjellës i përdorur gjatë protestës.
Në pamje shihet momenti kur efektivët e policisë tentojnë t’i nxjerrin ata nga ambientet e librarisë, por përballen me kundërshtimin e disa personave të pranishëm, të cilët krijojnë një bllokadë për të penguar ndërhyrjen.
Më pas ata u kthyen, duke mos arritur të kalojnë dot në ambientet e brendshme të biznesit.
Top Channel