Urban Gen/ A është rinia gati të shkruajë historinë e saj?

28/11/2026 18:29

Më 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë. 114 vite më vonë, një brez i ri përballet me sfida të tjera: të fitojë pavarësinë ekonomike, të ndërtojë karrierën, të krijojë familje dhe të jetojë me dinjitet.

Debati e zhvendosi vëmendjen nga liria si një trashëgimi historike, te liria si një përgjegjësi e përditshme për të krijuar mundësi për brezat që vijnë. Të jesh i lirë nuk do të thotë vetëm të kërkosh të drejtat e tua, por edhe të kesh guximin të marrësh përgjegjësi për të ardhmen.

Përtej diskutimeve, mesazhi që përcolli tema e emisionit ishte ai i shpresës, qëndresës dhe besimit tek rinia.

Shqipëria ka nevojë për energjinë, dijen, talentin dhe guximin e brezit të ri. Por edhe të rinjtë kanë nevojë për një Shqipëri që i dëgjon, i vlerëson dhe u krijon hapësirë për të ecur përpara.

“Urban Gen”, një projekt i Fondacionit Dritan Hoxha, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, vijon të sjellë në vëmendje çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën dhe të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

 

Top Channel