Tensione në qendër të Tiranës, policia ndjek protestuesit në rrugët përreth sheshit “Skënderbej”

28 Nëntor 2026 | 19:09

Edhe pas orës 19:00, një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë në zonat pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke refuzuar të largohen, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të Policisë.

Efektivët kanë ndërmarrë disa herë ndërhyrje për shpërndarjen e tyre dhe shoqërimin e personave që ndodhen në zonë, duke i ndjekur edhe në rrugët përreth.

Ndërkohë, një grup protestuesish është drejtuar drejt bulevardit “Zogu i Parë”, të ndjekur nga automjetet ujëhedhëse dhe efektivët e Policisë.

Në pamjet nga vendngjarja shihen gjithashtu efektivë që përpiqen të hapin rrugën për autobotët e ujit, duke larguar blloqet e mëdha të betonit të vendosura në rrugë.

Një tjetër grup protestuesish, i mbledhur në sheshin “Skënderbej”, vijon qëndresën me thirrjet “Dorëheqje”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policët ndjekin protestuesit deri në librari, gruaja u del përpara dhe nuk i lejon të hyjnë brenda (VIDEO)

Gjatë zhvillimeve të protestës së 28 Nëntorit në qendër të Tiranës, efektivë të policisë kanë tentuar të hyjnë edhe në një librari pranë Pallatit të...
18:32 | 28/11/2026

Bilanci i protestës: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 efektivë policie

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë përditësimin e bilancit të personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas të dhënave...
18:27 | 28/11/2026

Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shpërndan me autobotë protestuesit në rrugica

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në vijim të protestës kombëtare të 28 Nëntorit. Në terren janë...
17:22 | 28/11/2026