Kronikë
Protestuesit futen në librari për t’i shpëtuar policisë, efektivët tentojnë të hyjnë brenda

Pas përplasjeve dhe shoqërimeve të nisura nga Policia gjatë protestës, disa protestues janë parë të fshihen në një librari në sheshin “Skënderbej”, në përpjekje për t’i shpëtuar efektivëve.
Policia ka tentuar të hyjë në ambientet e librarisë për t’i shoqëruar, por është përballur me kundërshtimin e stafit, i cili ka mbyllur derën me çelës.
Deri më tani, 16 persona janë shoqëruar nga Policia.
Ndërkohë si pasojë e përplasjeve, sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 30 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ndërsa 5 të tjerë në QSUT.
Reklamë
Ministria bën me dije se gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




