Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet që ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, deputeti Kapri ishte duke filmuar momentet kur i kërkonte llogari efektivëve me skafandra dhe kokore që sulmonin dhe i godisnin protestuesit teksa i ndiqnin nga pas.

Në këto momente, deputeti i Mundësia ka kërkuar llogari nga efektivët përse po i dhunojnë protestuesit që ishin paqësorë.

Edhe pse u identifikua që ishte deputet, Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga një efektiv policie.

“Para syve të mi, disa të rinj po goditeshin nga policia pa mëshirë me shkopinj gome. Teksa u kërkoja të ndalonin, një polic që më kishte identifikuar më erdhi nga pas dhe më hodhi pabesisht një sasi të madhe gazi helmues drejt e në fytyrë. Nëse një polic guxon ta bëjë këtë ndaj një deputeti, mes sheshit, mendoni çfarë u kanë bërë të rinjve nëpër rrugica!
Do mbani përgjegjësi, një më një! Nuk na ndalni!”, shkruan Kapri në rrjetet sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb