Revolta e të rinjve protestues nuk ndalet. Ata kthehen në sheshin ‘Skënderbej’ edhe pse forca të shumta policie me dy autobotë uji i ndjekin pas.
Forca të shumta policie dhe 2 autobotë ndodhen në sheshin “Skënderbej” në tentativën për të mbajtur të zbrapsur nga protestuesit sheshin.
Hyrjen juglindore dhe veriore e kanë bllokuar forcat e rendit. E ndërsa protestuesit tentojnë të afrohen policia i ndjek pas për të mos I lejuar të grumbullohen në shesh.
“Ka përpjekje dhe goditje me shotgun në distancë që të mos afrohen qytetarët. Një grup protestuesish qëndrojnë në shkallët e Pallatit të Kulturës. Në disa moment të rinjtë protestues kthehen dhe e qëllojnë policinë me gurë" raporton gazetari i Syrit, Flavio Qarri.
© SYRI.net