Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, edhe në Dubai është nderuar festa kombëtare e shqiptarëve.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh mirënjohjeje për Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat i janë bashkuar kremtimeve të kësaj dite të rëndësishme për kombin shqiptar.
“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama.
Ky gjest vjen si një shenjë miqësie dhe respekti ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.