Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar një prej protestuesve.

I riu është parë me gjak në kokë në momentin e ndërhyrjes së uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur në mes të tensioneve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gjatë shoqërimit ai ka treguar dorën e gjakosur, pasi e mbante në kokën e lënduar.

Top Channel