Një i ri që po punonte si kamerier në lokalet te zona e Pallatit të Kulturës është qëlluar me plumb gome në kokë nga policia.
Bëhet fjalë për Orgen Hajderin, i cili tregon se në momentin e incidentit ndodhej pranë Operës, te Pallati i Kulturës.
Nga spitali i Traumës ai ka treguar se, ndodhej në vendin e tij të punës kur u qëllua nga policët.
Ai shprehet se nuk i kujton qartë rrethanat e goditjes, por konfirmon se ka pasur gjakderdhje pas plagosjes.
‘Isha te Opera, te Pallati i Kulturës. Kam qenë aty normalisht, po nuk e mbaj mend në detaje goditjen. Nuk e mbaj mend fare çfarë më ka parë. Ka rrjedhë gjak’, rrëfen Orgen Hajderi në videon e publikuar nga Syri TV.












