Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar një prej protestuesve. I riu është parë me gjak në kokë në momentin e ndërhyrjes së uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur në mes të tensioneve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë shoqërimit ai ka treguar dorën e gjakosur, pasi e mbante në kokën e lënduar.