Protestë në ditën e flamurit. 104 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë në kryeqytet nuk u festua por u kthye në fushëbetejë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë. Efekt Sheshi skënderbej ishte vatra më e nxehtë me molotov e fishekzjarre dhe gaz e ujë lotësjellës nga toka e ajri ku u bë përhapja edhe me dron e u mbulua gjithë zona në re tymi. Selia e Partisë Socialiste ishte shënjestra e protestuesve, por edhe blloku i ministrive përreth sheshit, ku largimi i efektivëve ju dha hapësirë protestuesve të canin derën e Ministrisë së Mjedisit, të thyenin xhamat dhe ti vinin flakën.