Lazio ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Torinon me rezultatin 1-2.
Skuadra kryeqytetase arrin të dalë me tri pikë nga një transfertë e vështirë, duke konfirmuar ambiciet e saj për të qëndruar në garën për objektivat sezonalë.
Bardhekaltërit gjetën rrugën e rrjetës me Provstgaard dhe Gustav Isaksen. Në krahun tjetër, për Torinon realizoi Che Adams, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Lazio kryeson kampionatin me 35 pikë.
