Lajmi i fundit

LIVE/Gaz lotsjellës, plumba gome, Rama kthen festën e Flamurit në shesh betejë dhune kundër qytetarëve

Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë nderuan flamurin me një protestë madhështore, qëndresë epike kundër narko-diktaturës

19:56, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur protestën qytetare të zhvilluar sot në Tiranë, ndërsa e cilësoi atë si një ‘protestë madhështore’ dhe një akt qëndrese kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën e akuzon si narko-diktaturë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se, dhjetëra mijëra shqiptarë, të rinj e të moshuar, gra e burra, me bindje të ndryshme politike, nderuan flamurin dhe Ditën e Pavarësisë përmes revoltës së tyre.

Ai tha se protesta e sotme e ka bërë Shqipërinë lajm në mediat ndërkombëtare, jo për shkak të përvjetorit të Pavarësisë, por për atë që e cilësoi si guximin dhe qëndresën e qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma!

Së pari, duhet të përshëndes ata dhjetëra mijëra të rinj, të reja, burra dhe gra, qytetarë të bindjeve të ndryshme politike që me këtë protestë madhështore, me një revoltë të jashtëzakonshme, nderuan sot më bukur, më mirë, më madhërishëm se kurrë flamurin dhe ditën e kombit në ditën e tyre, në ditën e pavarësisë.

Sot flamuri ynë kombëtar dhe pavarësia u bënë lajm botëror, hapën emisionet e televizioneve më të mëdha të Europës dhe të botës jo për kalendarin por për qëndresën, për guximin epik të qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë në protestën e tyre kundër narko-diktatorit Padrino Edi Rama dhe organizatës së tij kriminale.

Emri i Shqipërisë, flamuri i kombit tonë u lartësuan në nivelet më të larta falë guximit, sakrificës, qëndresës së dhjetëra mijëra qytetarëve të cilët po përballen dhëmbë për dhëmbë me falangat e krimit të narko-diktaturës nga ora 12:00 dhe gjer tani që vazhdon një betejë e ashpër.

Në këtë përballje epike, të rinj, të reja, qytetarë dhe qytetare të moshave të ndryshme, të bindjeve të ndryshme, të ardhur nga të katërta anët e Shqipërisë, po dhe të katërta anët e dheut, nga diaspora, zhvilluan një betejë heroike do të thosha unë në kushtet më të pabarabarta.

Narko-regjimi përdori të gjitha mjetet tokësore, ajrore, snajper dhe lartësira, tonelata gazi dhe ujë të helmuar por protestuesit nuk i mposhtën. Ata e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë për orë të tëra kryesheshin e kombit duke nderuar kështu para së gjithash heroin tonë kombëtar Skënderbeu.

Nuk është festuar ndonjëherë dita e flamurit dhe kombit si kësaj here.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco