Lara Colturi e ka mbyllur në vendin e 10-të garën e Slalomit Gjigant në Killington të SHBA-së.

Ky rezultat vjen vetëm një javë pasi skiatorja shqiptare fitoi garën e Austrisë në Slalom. Edhe pse pritshmëritë për paraqitjen e saj ishin të larta, Colturi arrin të sigurojë një rezultat pozitiv.

Në lëshimin e parë, 20-vjeçarja u rendit në vendin e 13-të, ndërsa pas dy lëshimeve e përfundoi garën në vendin e 10-të.

Megjithatë, nuk ka kohë për pushim, pasi nesër ajo do të rikthehet sërish në pistë, këtë herë për garën e Slalomit në Killington.