Afrimi i festave të fundvitit kur tregtia e fishekzjarrëve merr një vëmendje të shtuar do të shoqërohet këtë herë edhe me një ndryshim në kuadrin ligjor për subjektet që tregtojnë artikuj piroteknikë dhe lëndë plasëse për përdorim civil. Pas 5 vitesh pa pagesë do të rikthehen tarifat për bizneset që operojnë në këtë treg. Në dokumentet e hedhura për konsultim publik, Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur dy projektligje të cilat parashikojnë vendosjen e tarifave për subjektet duke përllogaritur një kosto mesatare administrative prej 14,900 lekësh për shqyrtimin e një dosjeje. Ndërsa barra mesatare shtesë për një operator vlerësohet në 45,800 lekë në vit.